Ndriçues Rrugor Solar LED 100W

Ndriçues Rrugor Solar LED 100W

45.00 € / copë · Kodi KO-121 · Koge Light

Përshkrimi

Ndriçuesi Solar LED 100W ofron ndriçim prej 1180 lumenësh dhe është i përshtatshëm për oborre, parkingje, hyrje objektesh dhe ambiente të jashtme. Paneli solar mundëson shfrytëzimin e energjisë diellore, duke reduktuar nevojën për energji elektrike nga rrjeti.

Me sensor të integruar, telekomandë dhe bateri me kapacitet 10000 mAh, ky model kombinon funksionalitetin me përdorimin praktik. Klasa e mbrojtjes IP65 siguron rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve të ujit.

Dërgesë me postë në gjithë Kosovën ose merre vetë në depon tonë në Prishtinë. Pagesa me para në dorë, kur e merr mallin.

Produkte të ngjashme

Shiko të gjitha në Ndriçim