Ndriçues Rrugor Solar LED 50W
36.00 € / copë · Kodi KO-120
Përshkrimi
Ndriçuesi Solar LED 50W është një zgjidhje praktike për ndriçimin e hapësirave të jashtme pa pasur nevojë për lidhje direkte me rrjetin elektrik. Falë panelit solar, shfrytëzon energjinë e diellit për të mundësuar ndriçim gjatë natës.
I pajisur me sensor dhe telekomandë, ofron përdorim të përshtatshëm për oborre, hyrje shtëpish, shtigje dhe hapësira të tjera të jashtme. Mbrojtja IP65 e bën të përshtatshëm për përdorim në kushte të ndryshme atmosferike.
Dërgesë me postë në gjithë Kosovën ose merre vetë në depon tonë në Prishtinë. Pagesa me para në dorë, kur e merr mallin.