Si të bëjmë një porosi?

Në këtë faqe do të mësoni më shumë se si duhet të porositni material ndërtimor për shtëpinë apo banesën tuaj.

Hapi 1: Zgjedhni produktet që ju interesojnë

Duke shfletuar faqen kryesore ose duke bërë kërkim të produkteve, ju mund të zgjedhni se cilat produkte dëshironi t’i bleni. Për çdo produkt ju mund të klikoni mbi të dhe të merrni më shumë informacione rreth produktit që po kërkoni

Hapi 2: Vendosni në shportë produktet që dëshironi t’i bleni

Pasi të keni shikuar se cilat produkte ju interesojnë, ju duhet që ato produkte t’i vendosni në shportën e blerjes.

Vendosja në shportë është e thjeshtë. Për të vendosur një produkt në shportë, ju lutem që të caktoni sasinë e produktit ose numrin e njësive që dëshironi t’i bleni dhe të klikoni butonin Shtoje në shportë.

Hapi 3: Krijimi i porosisë për produktet e zgjedhura

Me rastin e vendosjes së produkteve në shportë, në pjesën e epërme të ekranit do ju shfaqet një përmbledhje e porosisë suaj, ku shfaqet numri i njësive në shportë si dhe vlera totale e porosisë.

Për të vazhduar me procesin e bërjes së porosisë, ju duhet të klikoni në këtë fotografi dhe pastaj të klikoni tek butoni me ngjyrë të hirit me tekst Kasa

Pasi të klikoni në butonin e cekur më lartë, do të shfaqet formulari për të plotësuar të dhënat tuaja përsonale. Ju lutëm që t’i mbushni të gjitha informacionet e kërkuara në formular, dhe pastaj të zgjedhni mënyrën e pagesës që ju përshtatet juve.

Për të konfirmuar porosinë tuaj, klikoni butonin Bëje porosinë. Në këtë rast porosia juaj është bërë me sukses, dhe njeri nga agjentët tanë do të ju lajmëroj për hapat e mëtutjeshëm.