Korrozioni është një fenomen që ndodh në metale si rezultat i një reaksioni kimik të shkaktuar nga faktorët e jashtëm që e shpërbëjnë shtresën e sipërme të sipërfaqes së metalit.
Metali ndryshket kur reagon me një substancë tjetër sikur oksigjeni, hidrogjeni, papastërtitë dhe bakteret. Poashtu mund të ndodhë edhe kur metalet si çeliku vendosen nën shumë presion duke shkaktuar plasaritje të metalit.
Korrozioni i njëtrajtshëm
Është një ndër format më të zakonshme të korrozionit e cila zakonisht zhvillohet në zona të mëdha të sipërfaqes së një materiali.
Shumicën e rasteve shkaktohet kur metali ekspozohet në atmosferë të hapur, tokë dhe ujëra natyralë, duke çuar në pamjen e ndryshkur.
Korrozioni me gropa
Korrozioni me gropa është një formë në të cilën prodhohen kavitete ose krijohen “vrima” në material. Krijimi i këtyre gropave konsiderohet të jetë shumë i rrezikshem pasi është vështirë të diktohet në fillim pasi që produkti i korrozionit shpesh i mbulon gropat, dhe pastaj e bën të vështirë të parandalohet.
Kjo formë e rrezikshme e korrozionit për fat të keq mund të shkaktojë dështimin e një sipërfaqe të madhe të metalit.
Korrozioni i çarjes
Kjo formë e korrozionit ndodh në zonat ku oksigjeni është i kufizuar, të tilla sikur tek kokat e bulonave ose në pjesë të mbyllura. Ky lloj korrozioni rezulton në përçarje midis dy zonave të metalit.
Mosbalancimi midis çarjes dhe pjesës tjetër të materialit kontribuon në nivelet të larta të korrozionit.
Gërryeja e çarjeve mund të ndodhë në temperatura më të ulëta se gërryerja e gropëzave, por mund të minimizohet me projektim të duhur.
Korrozioni i thyerjes me stres
Ky lloj i korrozionit i referohet rritjes së çarjeve për shkak të një mjedisi të papërshtatshëm veçanërisht në temperatura të larta i cili mund të çojë në dështimin e metaleve.
Ambientet specifike kanë një rëndësi thelbësore pasi që përqëndrime shumë të vogla të kimikateve të caktuara mund të shkaktojnë dëmtime shkatërruese dhe të papritura të metalit.
Korrozioni Galvanik
Kjo formë e korrozionit ndodh kur dy metale të ndryshme kanë kontakt fizik me ndonjë elektrolit të zakonshëm (siç është uji i kripur).
Njëra pjesë e metalit (katoda) është e mbrojtur, ndërsa pjesa tjetër (anoda) është e gërryer. Shpejtësia e sulmit në anodë përshpejtohet, krahasuar me shpejtësinë kur metali është i bashkuar.
Efektet e korrozionit
Kostoja vjetore në të gjithë botën për korrozion metalik llogaritet të jetë mbi 2 trilionë dollarë, megjithatë ekspertët besojnë se 25-30% mund të parandalohet me mbrojtje të duhur.
Produktet ndërtimore të projektuara dobët mund të çojnë në një strukturë e cila mund të ndryshket shpejtë dhe që shkakton një humbje të burimeve natyrore.
Si shtesë korrozioni mund të çojë në shqetësime të sigurisë, humbje të jetës, kosto shtesë indirekte dhe dëmtim të reputacionit.
Si të parandalohet?
Ekzistojnë disa mënyra të ndryshme për ta parandaluar korrozionin duke përfshirë:
- Përdorimi i metaleve jo-korrozive, siç janë çeliku ose alumini.
- Sigurohuni që sipërfaqja metalike të mbetet e pastër dhe e thatë
- Përdorni produkte tharëse të metaleve
- Përdorni një shtresë ose produkt pengese si yndyrat, vaji, bojërat ose veshjet me fibra karboni
- Vendosni një shtresë mbushjeje, për shembull gur gëlqeror, me tubacione nëntokësore
Këta parandalues efektivë të korrozionit mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës së aseteve tuaja.