Rëndësia e Peletit të Çertifikuar

Çertifikata ENplus është skemë e organizuar nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të monitoroj dhe të kontrolloj prodhimin e peletit.

Në mënyrë që një prodhues të çertifikohet, prodhuesi duhet të i’u përmbahet të gjitha standardeve ISO të procesit të prodhimit të peletit. Po ashtu, peleti që prodhohet duhet t’i plotësoj të gjitha karakteristikat të caktuara nga standarded ISO. Peleti i çertifikuar i ka këto karakteristika:

–       Gjatësia: 3.15 mm deri 40 mm

–       Diametri: 5 mm deri 7 mm

–       Lagështia: Më pak se 10%

–       Hiri: Më pak se 1.2%

–       Vlera kalorifike (energjia): Më shumë se 4.6 kW/kg

–       Densiteti: 600 kg/m3 deri 750 kg/m3

–       Qëndrueshmëria mekanike: Mbi 97.5%

–       Kemikale: Më pak se 2%

Gjithashtu, çertifikata ENplus garanton klientin që kualiteti i peletit është i standardizuar. Kjo do të thotë se çdo KG pelet që prodhohet nga një prodhues i çertifikuar është i kualitetit të njëjtë. Pra, nuk mund të ndodhë që një thes pelet të jetë i kualitetit të lartë kurse një thes tjetër me kualitet më të ulët.