6 Mënyra të thjeshta që të ndihmojnë ta kesh shtëpinë të gatshme për dimër Leave a comment

Dimri vetëm se ka bërë një thirrje ditëve të fundit se është afruar, andaj bëni gati gjërat esenciale që nevojiten të rregullohen para se të vijnë temperaturat e ulëta dhe të pengojnë çdo punim tuajin.
E rëndësishme për ne është çdo informim që mund t’ju ndihmojë që përgjatë stinës së dimrit ju të jeni rehat dhe komod, dhe të mos keni asnjë brengë gjatë temperaturave të ftohta.
Andaj ndiqni hapat e mëposhtëm se cilat janë disa nga veprimet që duhet ndërmarrë para se të fillojnë ngricat dhe temperaturat e ftohta. 

1. Bëni gati sistemin e ngrohjes

Siguroni një teknik të ngrohjes që do mund të ekzaminojë ngrohjet e shtëpisë suaj. Para se të filloni përdorimin e ngrohjeve gjithmonë duhet të siguroheni për sistemin e ngrohjes, nëse është duke funksionuar mirë, apo ka nevojë për riparime.
Ky është një veprim që duhet kryer në fillim të dimrit, mos prisni të vijë acari dhe atëherë të jeni në pritje të teknikëve, sepse edhe shumë të tjerë do kenë nevojë për teknikë të ngrohjeve gjatë ditëve të dimrit.

2. Hiqni digat e akullit, ose parandaloni formimin e tyre

Shumë shpesh ndodh të shohim që nga çatia e disa objekteve, dhe shtëpive të formohen digat e gjata të akullit, që janë si pasojë e rrjedhjes së ujit dhe ngrirjes përgjatë temperaturave shumë të ulëta.
Ju duhet ta parandaloni formimin e digave të akullit menjëherë, ato përveç se pas shkrirjes  i gjithë ai ujë do të rrjedhë në shtëpinë tuaj, apo objektin ku ju veproni, këto diga edhe mund të këputen dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze.
Mënyra më e mirë për t’i parandaluar formimin e digave është identifikimi dhe rregullimi i rrjedhjeve të ajrit, dhe izolimi adekuat në papafingo të shtëpisë, ku e kundërta natyrisht që ndikon në formimin e digave të akullit.

3. Pastrimi i Ulluqeve

Në momentin që ulluqet e shtëpisë suaj janë plot me mbetje si nga gjethet, dhe mbeturina tjera që mund të mblidhen në ulluqe, atëherë uji nuk mund të kaloj nëpërmes mbetjeve dhe kështu do të dal në sipërfaqen e çatisë apo muret e shtëpisë duke lënë mbrapa dëme, si dhe të shkaktojë rrjedhje nga digat e akullit.

4. Ndalni rubinetat e jashtme

Uji që mbetet në rubinetet e jashtme i pa tharë mund të ngrijë nëpër tuba, dhe kjo mund të shkaktojë plasjen e tubave me formësimin e akullit.
Atëherë shkëpusni të gjitha zorrat e kopshtit, duke vazhduar me kulluarjen e ujit që mbetet në rubineta.

5. Mos i krasitni pemët ose shkurret deri në fund të dimrit

Gjymtyrët e bimëve shkatërrohet pas acarit të dimrit dhe për këtë arsyje bëhet edhe krasitja e pemëve ose shkurreve.
Mirëpo koha më e mirë për krasitjen e pemëve është fundi i dimrit, para se të fillojë pranvera. Ajo është koha kur bimët kanë qenë në gjumë të thellë dhe tani është koha të zgjohen dhe lulëzojnë.

6. Pastrimi i oxhakut

Para se të nisni ndezjet e ngrohjes qoftë kjo me djegie gazi, vaji, druri apo qymyri, oxhaku juaj duhet të jetë i pastër dhe i gatshëm për përdorim.
Pastrimi i oxhakut do te parandalojë ndezjet e mëdha dhe të dëmshme të zjarrit, si dhe do parandalojë depërtimin e monoksidit të karbonit në shtëpinë tuaj.
Këto ishin disa nga hapat që ju duhet t’i ndiqni për të kaluar një dimër pa asnjë brengë për shtëpinë tuaj.

Lini një Përgjigje