Zgjedhja e ngjyrave të duhura e bën gjithmonë diferencën në interierin e një shtëpie. Por, pyetja kryesore është nga të ja fillojmë dhe se si ta bëjmë zgjedhjen e tyre? Zgjedhja e ngjyrave dhe procesi i të menduarit nëse ato shkojnë së bashku është pjesa më e vështirë. Pra, kërkimi në internet i të informuarit se cilat ngjyra shkojnë së bashku është një ide shumë e mirë, dhe ju jeni në vendin e duhur.
Ne përmes artikullit do të ju ndihmojmë se si t’i gjeni ngjyrat perfekte dhe si t’i zbukuroni muret me ato.
Filloni me dhomën e ndejës
Është vendi më i mirë për të filluar pasi që është një nga dhomat qendrore që e bën lidhjen me dhomat tjera si kuzhinën, sallën e ngrënies, ballkonin etj.
Mënyra më e lehtë për të filluar është me ngjyrat që juve ju pëlqejnë dhe të krijoni një nuancë të caktuar në mendje për një dhomë specifike.
Të shikojmë për dhomat me nuanca të theksuara nuk është një ide e keqe, pasi që pas zgjedhjes së tyre është më e lehtë të zgjedhësh ngjyra të tjera.
Përdoreni teorinë e ngjyrave
Një metodë e lehtë dhe e sygjerueshme është të zgjedhim nga vegla e rrjetës së ngjyrave. Zgjedhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe vazhdoni të zgjedhni të njëjtat hije për muret dhe dhomat ngjitur.
Ju poashtu mund t’i kombinoni ngjyrat e njëjta me ngjyrën e bardhë për të krijuar ngjyra më të lehta sekondare. Si ngjyra primare ju mund të përdorni të kuqen, të verdhën dhe të kaltërtën, që me kombinimin e tyre rrjedhin edhe ngjyrat sekondare.
Ta përdorni veglën e rrjetës së ngjyrave ju ndihmon të kombinoni ngjyrat dhe të ju siguroj se ato shkojnë së bashku.
Në fund të fundit, dukja është ajo që ka rëndësi!
Ju mund të transformoni ndjenjën e çdo dhome në shtëpinë tuaj duke shtuar disa ngjyra me nuanca të ndryshme.
Këtu i kemi disa kombinime të ngjyrave që njihen si më të popullarizuara:
- E kuqja dhe e gjelbërta – shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën
- E kaltër, e gjelbër dhe vjollcë – ngjyra më të ftohta
- E kuqja, e verdha dhe portokalli – japin më shumë gjallëri
- Hijet e ngjyrave të ftohta – japin pamje delikate dhe qetësuese
- E kaltër, rozë, e verdhë e lehtë, livando – ngjyra më të ndezura
Dukje elegante me ngjyra neutrale
Ju mund të mendoni se si ngjyrat neutrale mund të sjellin elegancë në muret tuaja?
Ngjyra neutrale nuk janë më vetëm ngjyra e bardhë ose kafe e ndritur. Ngjyra të ndryshme janë gjithashtu të disponueshme, të tilla si ngjyrat e bajames, kafe me ton të kuq, sofër ose ngjyra e granatit.
Ngjyrat neutrale sjellin fleksibilitet brenda një dhome dhe ofrojnë elegancë të menjëhershme dhe një ndjenjë pasurie.
Konsultohuni me një ekspert të ngjyrave
Është një ide shumë e mirë të konsultohemi me njohës të ngjyrave si për shembull nëpër dyqane ku shiten ngjyrat. Përpara se të shkoni është një ide e mirë të përgaditeni të hulumtoni për ngjyrat të cilat mund të ju përshtaten juve dhe ta pyesni se cilat lloje shkojnë më objektin tuaj.
Pasi të vendosni zgjedhjet tuaja, është një ide e mirë t’i merrni disa mostra dhe t’i provoni në shtëpi.
Mos harroni t’i provoni mostrat
Testimi i hijeve të ndryshme të ngjyrave në murin tuaj para lyerjes është pjesa më e rëndësishme për gjetjen e ngjyrës perfekte.
Në fund mos harroni t’i llogaritni saktë sasinë e bojës që ju nevojitet për lyerje.
Nuk ju duhet të shpenzoni shumë kohë dhe para në një dizajner të interierit për të jua dizajnuar pamjen e shtëpisë tuaj. Me pak hulumtim dhe imagjinatë mund t’ju ndihmojë të merrni pamjen që dëshironi.